Djali i Iscos veshë këpucët e Messit (Foto)
Isco tregon përsëri simpatinë e tij për Barcelonën.
Mesfushori i Real Madridit ka publikuar një foto në rrjetin social në Instagram.
Isco shihet me djalin e tij, i cili është i veshur me fanellat e Real Madridit.
Mirëpo, a e dini çfarë këpucë ka veshur vogëlushi simpatik?
Sipas “Mundo Deportivos”, djali i Iscos bartë këpucët e Leo Messit dhe një gjë e tillë shihet në pjesën e pasme të tyre, ku janë tri vija vertikale.
Ato janë të vendosura në të gjitha produktet e yllit argjentinas.



