Dje në Dortmund, sot në Madrid probleme të sigurisë (Video)
Ndeshja e Ligës së Kampionëve në mes të Dortmundit dhe Monacos u shty për shkak të një shpërthimi në autobusin e skuadrës gjermane.
Situat jo e mirë është duke ndodhur edhe para ndeshjes Atletico Madrid – Leicester, ku tifozët mysafirë kanë bërë rrëmujë në kryeqytetin spanjoll, raporton Marca, përcjell Indeksonline.
Sipas policisë së Madridit, tifozët e skuadrës angleze kanë bërë rrëmujë nëpër qytet, ku të dehur po pengojnë qytetarët vendas atje.
Një grup i tifozëve Leicester u përleshën me policinë, pasi ata ishin të dehur. Askush nuk besohet të ketë qenë i plagosur në këtë incident, dhe është e paqartë nëse ndonjë veprim i mëtejshëm ka ndodhur.
Ndeshja nesër mbrëma do të jetë një rast historik për çdo mbështetës të klubit të Premier League e cila ka debutuar këtë sezon.
Les supporters de Leicester ont saccagés la Plaza Mayor (Madrid). Affrontements en cours avec la police madrilène @mohamedbouhafsi pic.twitter.com/jNUyp01EK5
— Inès (@Ines_Hvr) April 11, 2017



