Djelmoshat kosovarë i mposhtin ata serbë, festojnë me dy gishta (Foto)
Skuadra nga Vushtrria, Fc El Clasico ka arritur suksese në turneun “Izmir Cup”. Skuadra e U12-shave arriti ta mposhtë skuadrën serbe, Fc Dandy me rezultat 2-0.
Madje pas fitores djelmoshat kosovarë e festuan fitoren duke ngritur dy gishta lartë.
Pjesë e këtij turneu janë edhe skuadra të famshme si Galatasaray, Fenerbahce, Beshiktash e Dinamo Zagreb, përcjell Indeksonline.
Mysafir të turneut ishin edhe dy trajnerët e famshëm, selektori turk, Fatih Terim dhe trajneri i Galatasarayt, Jan Olde Rikerink.





