Djemtë e axhës me tri përfaqësuese të ndryshme
Përballja e vëllezërve Taulant e Granit Xhaka me përfaqësueset e tyre Shqipërinë e Zvicrën bëri bujë të madhe nëpër botë gjatë Euro 2016.
Përballja e vëllezërve me dy përfaqësuese të ndryshme ishte e para në ndonjë Kampionat Evropian, por Granit Xhaka ka bërë me dije se në të ardhmen mund të ketë edhe një përballje tjetër.
Djali i tyre i axhës, Agon Xhaka, i cili luan për Llapin në Kosovë, është pjesë e përfaqësueses U19 të Kosovës dhe në të ardhmen mund të jetë pjesë e përfaqësueses seniore.
Granit Xhaka ka postuar një fotografi në Facebook, në të cilën shihet ai, vëllai i tij Taulanti dhe djali i tyre i axhës me tre flamuj të ndryshëm: atë të Kosovës, Shqipërisë dhe Zvicrës.
“Tre vëllezër me tri kombëtare”, ka shkruar Xhaka në Facebook.



