DnV: Zgjedhjet ishin demokratike, s’kishte incidente serioze

DnV: Zgjedhjet ishin demokratike, s’kishte incidente serioze

Eugen Cakolli nga KDI në një konferencë për media ka thënë se këto zgjedhje janë zhvilluar në përputhje me standardet demokratike, në një atmosferë demokratike dhe pa asnjë incident serioz.

Sipas tij, dalja e votuesve ka qenë relativisht e lartë, duke shtuar se fryma e punës në KQZ ka qenë kryesisht transparente dhe në një masë konsensuale.

“Sa i përket fushatës zgjedhore ndonëse më e shkurtër në kohë, ajo është zhvilluar në një atmosferë të qetë. Fushata ka qenë e personalizuar dhe e centralizuar rreth liderëve partiakë. Mungesa e debateve në mes të kandidatëve për kryeministër e ka cunguar të drejtën e qytetarëve”, ka thënë ai./Periskopi/

Shpërndaje në: