“Do mbyllim të gjitha rrugët e naftës”- Pas Hormuzit, Irani kërcënon me ngushticën Bab el-Mandeb

“Do mbyllim të gjitha rrugët e naftës”- Pas Hormuzit, Irani kërcënon me ngushticën Bab el-Mandeb

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar një kaos në tregtinë globale të naftës, duke çuar në rritje të cmimeve dhe pasiguri për të ardhmen.

Irani ka refuzuar ta hapë rrugën tregtare pa marrë dëmshpërblime për dëmin e shkaktuar nga lufta dhe tashmë kërcënon të bllokojë një tjetër arterie ujore të rëndësishme, Ngushticën Bab el-Mandeb pranë Gadishullit Arabik.

Që nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Arabia Saudite ka dërguar miliona fuçi naftë të papërpunuar në ditë përmes Bab el-Mandeb, që lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe Detin Arabik

Ngushtica 32 kilometra e gjerë është një nga më të ngarkuarat për tregtinë globale të naftës. Një e katërta e tregtisë globale të kontejnerëve kalon gjithashtu përmes Bab el Mandeb në rrugën e saj për në dhe nga Kanali i Suezit.

Ka shqetësime në rritje se rebelët Huthi mund të fillojnë të sulmojnë anijet në Detin e Kuq tani që janë bashkuar me luftën. Një veprim i tillë do të fundoste më tej industrinë detare dhe ekonominë globale.

Ndërprerja e tranzitit përmes Bab al-Madab i detyron firmat e transportit detar të drejtojnë anijet e tyre rreth Kepit të Shpresës së Mirë, siç bënë në vitet 2024 dhe 2025, duke rritur ndjeshëm kostot.

Huthit thanë se nuk do të lejojnë që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të përdorin Detin e Kuq për sulme ndaj Iranit.

Militantët e Jemenit janë pjesë e të ashtuquajturit “Boshti i Rezistencës” të Iranit, i cili përfshin grupe militante në Liban, Irak dhe territoret palestineze.

Ata kontrollojnë kryeqytetin jemenas, Sanaa, dhe pjesën më të madhe të veriut të vendit, dhe që nga viti 2014 kanë luftuar një luftë civile kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht që mbështetet nga një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Shpërndaje në: