Do të habiteni sa ka kushtuar kjo veshje e Dua Lipës (Foto)
Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po shijon suksese të njëpasnjëshme në muzikë. Edhe pse vetëm 22 vjeçe, ka arritur të bëjë që emri i saj të njihet në të gjithë botën. Gjithë kjo famë dhe këto suksese, sigurisht që i kanë sjellë asaj fitime të mëdha, dhe Dua Lipa bën vërtet një jetë luksoze.
Këtë e tregojnë më së miri veshjet e saj në koncerte të ndryshme ose edhe në përditshmëri.
E fundit që kemi vënë re tek Dua Lipa, është një kostum portokalli, me xhaketë treçerekëshe, dhe me streçe me bel të lartë. Duket veshje e thjeshtë, por kushton në total 3686 euro.
Konkretisht, xhaketa treçerekëshe nga marka Versace kushton, 2151 euro. Varësja që Dua ka vendosur në qafë, kushton 1295 euro. Ndërsa streçet janë 240 euro. Jo pak apo jo?




