“Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi”, Rama flet për gjyqin ndaj ish krerëve të UÇK`së

“Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi”, Rama flet për gjyqin ndaj ish krerëve të UÇK`së

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka njoftuar se është nisur drejt Hagës për të takuar ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim atje.

Ai tha se takimi me Thaçin do të vijë “pas disa kohësh tanimë nga takimi i mëparshëm me komandantin e UÇK-së, presidentin e Republikës së Kosovës, ku u mor nga zyra e tij mbahet peng tanimë prej vitesh në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare për turpin e madh të të gjithë atyre që e sponsorizojnë atë lloj drejtësie ku shkeljet e standardeve dhe të drejtave të njeriut dhe të gjitha normave të procesit të rregullt ligjor janë fakt”.

E vetmja normë, tha Rama, që ka karakterizuar “këtë farsë ku ende pa u dënuar një president i zgjedhur demokratikisht nga populli së bashku me tre bashkëluftëtarë që kanë mbuluar detyra nga më të rëndësishmet në Kosovë mbahen mbyllur”.

Rama kritikoi sërish dëshmitarët e prokurorisë dhe ka lavdëruar ata të mbrojtjes.

“Tani që ka mbaruar ekspozeja e psedudoprovave të akuzës dhe që ka mbaruar edhe parada e dëshmitarëve qesharakë të sjellë në sallën e drejtësisë ndërkombëtare, si dhe kanë mbaruar edhe dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes, pritet vendimi”.

Ai tha se shpreson që viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes së “perdes së këtij teatri absurd i drejtësisë ndërkombëtare”.

Shpërndaje në: