“Do të vij dita kur unë do ta udhëheqi Përfaqësuesen e Kosovës, mund ta dërgoj në Kampionat Botëror ose Evropian”

“Do të vij dita kur unë do ta udhëheqi Përfaqësuesen e Kosovës, mund ta dërgoj në Kampionat Botëror ose Evropian”

Ismet Munishi beson se në të ardhmen do të vjen dita që ai do ta udhëheq Përfaqësuesen e Kosovës dhe madje premton që do të ketë sukses

Trajneri i njohur kosovar pretendon që në një të ardhme ta merr drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, shkruan Periskopi.

“Besoj që do të vij edhe ajo ditë që kur do ta udhëheqi reprezentacionin dhe atë me sukses,” ka thënë Munishi.

Ai është shumë i bindur që do të ketë sukses me Përfaqësuesen.

“Pa pikë dyshimi, mos të them që kualifikohemi në ndonjë kampionat, unë nuk jam trajner që shkoj me marrë një rrogë, nuk jam trajner që fshehem pas një arsyetimi, në momentin që nuk ecë jap dorëheqje.

“Edhe nesër me u ba selektor e marrë përgjegjësinë vetë nuk e lejoj që dikush tjetër ta merr përgjegjësinë ose ta gjuan fajin dikund tjetër, duhet një punë e kujdesshme me Përfaqësuesen,”./Periskopi/

Shpërndaje në: