Doganierja në Manchester premtoi se s’do ta linte Messin të futej në Angli

Doganierja në Manchester premtoi se s’do ta linte Messin të futej në Angli

Forcat Britanike të Kufirit mund të kenë menduar se mënyra më e mirë për ta ndalur mjeshtrin argjentinas nga një spektakël në Old Trafford ishte ta mbanin jashtë Anglisë.

Ish ylli i Manchester United Quinton Fortune zbuloi që një zyrtare për kontrollin e pasaportave në aeroportin e Manchesterit i kishet ‘premtuar’ që s’do ta linte Messin të futej në Britani të Madhe.

Messi ka qenë fantastik gjatë këtij sezoni duke shënuar 43 gola e 21 asistime në vetëm 40 ndeshje për katalanasit.

Derisa vazhdon debati në Manchester se si të ndalet Messi, Fortune ka thënë se “një grua në kontrollin e pasaportave i kishte premtuar që nuk do ta linte Messin të futej në vend.” – ka zbuluar ai.

Por, siç merret vesh, as kjo taktikë nuk ka funksionuar dhe Messi tashmë është në Angli bashkë me ekipin e tij që pritet ta dërrmojë Unitedin midis Old Traffordit.

Shpërndaje në: