Don Phenom ‘diss’ Noizyt me fjalë të Unikkatil

Don Phenom ‘diss’ Noizyt me fjalë të Unikkatil

Noizy ka publikuar para pak ditësh një këngë të re, por diçka tjetër ka marrë vëmendjen.

Në një pjesë të tekstit, Noizy thotë: “Duket meksikane po m’duket se eshtë shkodrane”.

Por, diçka të ngjajshme kemi dëgjuar edhe disa muaj më parë, saktësisht në këngën e Don Phenom, “Twerkirate, ku reperi thotë: “Ndoshta duket si spanjolle ngaqë është shkodrane”.

E me të dëgjuar këtë këngë të re të Noizyt, Don Phenom ka reaguar.

Me anë të një postimi në Instagram, Phenom ka përdorur fjalët e Unikkatil, për të bërë ‘diss’-in për Noizyn për këtë rast.

Ai ka shkruar: “Nëse fjal t’mira najher shkruni, asht kur poi merrni tekstet tona e pak ma ndryshe poi thuni”.

Kurse në një postim tjetër, reperi i TBA thotë: ““Përshëndes krejt fansat e mi që i kam inspiru me shkru tekste të bukra. Edhe përshëndes krej estradën që ka fillu me ba muzikën sikur Axha. Jeni krejt nipat e mbesat e mi”./Express

 

Shpërndaje në: