Donika Gërvalla e quajti ‘pis’ Haradinajn, zëvendësministri ia kujton këtë gjë asaj

Donika Gërvalla e quajti ‘pis’ Haradinajn, zëvendësministri ia kujton këtë gjë asaj

 

Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit dje në Kuvend, nuk kanë reshtur kritikat ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, madje është quajtur edhe ‘kriminel ordiner’ e ‘pis’.

Donika Gërvalla, vajza e Jusuf Gërvallës, ka shprehur mospajtimin e saj ndaj Haradinajt, i cili e mundësoi kalimin e kësaj marrëveshjeje.

“Ramush Haradinaj, Zoti t’marroftë e të zëntë gjaku i të gjithë atyre që luftuan për ato toka, me të cilat bëni pazare si t’jau ketë falë baba. Votën time s’e ke marrë kurrë dhe s’e merr sa t’jetë jeta, por ata që ta kanë dhënë, sot e panë se çka i ndodh një vendi e një shoqërie, kur në krye të qeverisë e ka një kriminel ordiner si ti. Pis bre!”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Asaj i ka reaguar zv.ministri në Ministrinë e FSK-së, Burim Ramadani duke e quajtur gjuhën e saj të ulët ndaj kryeministrit Haradinaj.

Ramadani ia ka përmendur Gërvallës edhe faktin që partia e saj LDK e kishte larguar zvarrë.

‘’Gjuha e ulët dhe ofenduese ndaj Kryeministrit Haradinaj e një zonje, të cilën partia e vet e pati larguar zvarrë, është kulmi i paturpësisë dhe hipokrizisë.’’, ka shkruar Ramadani në Facebook./Periskopi

Shpërndaje në: