Donnaruma tremb kuqezinjtë: Jam milanist, por e ardhmja …
“Unë shpresoj të qëndroj, sepse jam një milanist. Për rinovimin e kontratës do të mendojë menaxheri im”, ka thënë protieri i Milanit.
Ky është dhe problemi më i madh, pasi menaxheri i tij, kërkon një kontratë të mjaft të lart për 18-vjecarin, i cili kërkohet nga klube të mëdha, veçanërisht nga Juventusi, që e konsideron pasuesin e Buffon.
I ngacmuar për reagimin në përfundim të takimit me Juventusit, ku aludonte për favorizim të “Zonjës” nga gjyqtari, Donnarumma është shprehur se thjeshtë mbeti i befasuar nga humbja dhe se nuk ka asgjë me bardhezinjtë.



