“Donnarumma dhe Raiola i kushtuan 100 milionë Milanit”
CEO i AC Milanit, Marco Fassone ka thënë se Gianluigi Donnarumma dhe agjenti i tij, Mino Raiola i kanë kushtuar 100 milionë euro klubit milanez, pasi portieri nuk vendosi të rinovojë kontratën.
Donnarumma ka inatosur tifozët pasi ka shprehur dëshirën për të mos e vazhduar kontratën me klubin e Milanit, transmeton Periskopi.
“Gjithçka mund të bëhej pa e dëmtuar klubin, por në këtë mënyrë, ata i kanë humbur Milanos 100 milionë euro”, tha Fassone për Corriere della Sera.
“Duke mos rinovuar, çdo shumë tani që do të paguhet për të do të përfundojë në xhepat e agjentit Raiola, ndërsa po të rinovonte e ende të dëshironte të largohej, atëherë paratë e fituara do t’i investoja në klub”, përfundoi shefi ekzekutiv i Milanit. /Periskopi



