Donnarumma në vend të Buffon te Juventus?
Por, a mund të kalojë 17-vjeçari te Juventus, për të zëvendësuar Buffonin edhe te klubi bardhezi.
Rreth kësaj çështje ka folur drejtori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galliani, i cili sqaron se talenti nuk do të largohet nga ‘rosonerët’.
“Kjo duhet të jetë një shaka. Donnarumma është një lojtar i Milanit”, deklaroi Galliani.
“Unë shpresoj dhe jam i bindur se ai do të jetë një lojtar i Milanit për shumë vjet”.
“Mendoj se ai do të jetë trashëgimtar i Buffon në ekipin kombëtar, por Buffon është ende një portier i madh”. /Periskopi.com



