Donnarumma shumë afër marrëveshjes me Milanin
Drejtori Ekzektiv i Milanit, Marco Fassone ka thënë se portieri i ri është shumë afër vazhdimit të marrëveshjes me klubin.
“Ai rikonsideroi se situatën në të cilën gjendet dhe jemi shumë afër marrëveshjes me të dhe familjen e tij”, tha Fassone, transmeton Periskopi.
“Mendoj se për një ditë ose dy do të kemi vendimin final të Gigit”, përfundoi drejtori i klubit.
Besohet se pengesë e arritjes së marrëveshjes me portierin është bërë agjenti i tij i Mino Raiola.
Por ka raporte që sygjerojnë se Raiola mund të mos jetë edhe për shumë kohë agjent i futbollistit. /Periskopi



