‘Dora e Zotit’ emërohet drejtor sportiv i klubit evropian (Foto)
Diego Maradona është emëruar drejtor sportiv i Dinamo Brest
Legjenda e Argjentiëns e la postin e trajnerit te Al Fujairah muajin e kaluar, por tani ka gjetur një punë të re, transmeton Periskopi.
Maradona është emëruar drejtor sportiv i klubit bjellorus, Dinamo Brest, klub i cili është në pozitën e tetë në kampionat, ndërsa të shtunën luan në finalen e Kupës se Bjellorusisë ndaj Bate Borisov.
57-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me Dinamon dhe objektivi i tij do të jetë që të thyejë sundimin 12-vjeçar të BATE Borisovit në kampionatin bejllorus. /Periskopi./




