Dorëheqje te klubi i Super Ligës
“Mbas rrethanave të krijuara në klubin tonë dhe pas shumë analizave të mija personale, dëshiroj të njoftoj kryetarin dhe bordin e klubit që nga sot, unë nuk do të ushtroj detyrën e besuar në mua, të drejtorit sportiv të klubit.
Kjo për mua ishte një përgjegjësi e madhe që nga dita e parë. U mundova që të punoj me sinqeritetin më të madh, por ja që rezultatet e planifikuara nga ana e bordit nuk po dalin, dhe unë edhe njëherë dua te potencoj se ne erdhëm për të ndihmuar klubin dhe në asnjë moment nuk kam pasur synime karrieriste dhe nuk kam.
Askush nuk ka luksin që të veproj si të dojë me klubin si bordi , trajnerët si dhe lojtarët. Kemi një përgjegjësi të madhe ndaj qytetit tonë. Secili nga kryesia 13 antarëshe, trajnerët, lojtarët, të pyesin veten: “çka kemi bërë për klubin” ?. Derisa fituam besimin para dy viteve normal që isha shumë i vetëdijshëm edhe ndaj përgjegjësive që më takojnë dhe na takojnë.
Uroj që pasardhësi im të jetë shumë i frytshëm në punen e tij. Falënderoj të gjithë stafin e klubit prej ekonomit, lojtarët, bordin, kryetarin dhe të gjithë simpatizuesit e KF”Liria”. Me respekt, Erxhan Dana”, thuhet në dorëheqjen e ofruar, të tashmë ish drejtorit sportivë Erxhan Dana.
Ndërkohë, në mbrëmje Bordi i klubit ka mbledhjen e rregullt të thirrur nga kryetari, ku pos shumë pikave, me gjasë do të diskutohet edhe miratimi ose jo i dorëheqjes së Dana.



