Dorina Rudi 37-vjeçare nga Gjakova, ka nevojë për ndihmë për trajtim mjekësor-po trajtohet në Turqi, kostoja 170 mijë euro
Dorina Rudi 37 vjeçare nga Gjakova ka nevojë për ndihmë. Ajo vuan nga Adenocarcinome e mushkërive, e cila ka metastazuar në kokë dhe eshtra. Rudi është duke u trajtuar në Spitalin Koc në Turqi.
Kosotoja e trajtimit është 170.000 euro, dhe kjo shumë është e pa përmballueshme për familjen.
Lajmin e ka bërë të ditur aktori, Edi Kastrati, ku ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për shërimin e Dorina Rudit.
Kastrati përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Çdo ndihmë, sado e vogël, bën dallim dhe i jep Dorines shpresë për shërim.
“Nëse nuk mund të kontribuoni financiarisht, ju lutemi shpërndajeni këtë thirrje.Së bashku, mund ta mbajmë Shpresen gjallë, së bashku mund të bëjmë më shumë.
Faleminderit nga zemra 🤍 Linku per donacione ne GoFundMe- https://gofund.me/30ec46f44“, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:



