Dortmund e pamëshirshme në Bundesligë, kryeson me një golavarazh 10-0 (Foto/Video)
Bajern Mynih do të ketë një rival shumë të fortë për titullin kampion në këtë sezon, Borusian e Dortmundit, e cila sot ka marrë kryesimin e kampionatit me një sukses të pastër 5-0 ndaj Këlnit.

Skuadra e drejtuar nga Peter Bozh ka dominuar plotësisht ndeshjen, duke shënuar që në minutat e para me Filip e më pas duke imponuar ritmin që solli një goleadë të pastër, të regjistruar falë golave të Papastatopulos, Aubamejang (2 gola në 2 minuta) dhe përsëri Filip i cili rrumbullakosi rezultatin përfundimtar .
http://www.dailymotion.com/video/x612k17#tab_embed
Borusia ka barazuar në kuotën e 10 pikëve pas katër ndeshjeve skuadrën e Hanoverit, por ka një golavarazh perfekt 10-0 në këto takime, duke u konfirmuar jo vetëm si një skuadër e frikshme në aspektin ofensiv, por edhe e pakalueshme në mbrojtje.
Borusia Dortmund-Këln 5-0
2’, 69’ Filip, 45’ Papastatopulos, 59’ (p), 60’ Aubamejang



