Dortmund-Real Madrid 2:2, Juventus fiton bindshëm
Në ndeshjen Dortmund-Real Madrid rezultati u zhbllokua në minutën e 17 nga Cristiano Ronaldo, i cili kaloi madrilenët në epërsi.
Goli i barazimit erdhi nga Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 43.
Reali riktheu epërsinë në minutën e 68 nëpërmjet mbrojtësit Raphael Varane, ndërsa në minutën e 87 rezultati u barazua për herë të dytë, tani nga anësori Andre Schurrle.
Në ndeshjen tjetër, Juventus mposhti Dinamo Zagrebin si mysafir me rezultat të thellë 0:4.
Fitore si mysafir ka shënuar edhe Tottenham, që mposhti CSKA Moskën me rezultat minimal 0:1.
Rezultatet tjera:
Monaco 1:1 Bayer Leverkusen
Sporting Lisbon 2:0 Legia Varshava
Koebenhavn 4:0 Club Brugge
Leicester City 1:0 Porto
Sevilla 1:0 Lyon /Periskopi.com



