Dosja “Epstein”| Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikon dokumentet që lidhen me skandalin

Dosja “Epstein”| Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikon dokumentet që lidhen me skandalin

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar dokumente që lidhen me hetimet penale ndaj financierit Jeffrey Epstein, i cili akuzohej për abuzime seksuale dhe ka ndërruar jetë në vitin 2019.

Dosjet, të njohura si “Epstein files”, u bënë publike pas një kthese të papritur politike nga Donald Trump, e cila hapi rrugën për publikimin e tyre.

Dokumentet përmbajnë materiale nga hetime të ndryshme federale dhe pritet të hedhin dritë mbi rrjetin e kontakteve dhe veprimtarinë e Epstein. Mediat amerikane po analizojnë përmbajtjen e dosjeve, ndërsa korrespondentët në SHBA raportojnë se publikimi mund të sjellë zhvillime të reja politike dhe ligjore.

Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur nëse publikimi i dokumenteve do të pasohet nga hetime apo procedura të reja.

Shpërndaje në: