Dr. Ekrem Hyseni premton që 50% e ekzekutivit do të jenë gra

Dr. Ekrem Hyseni premton që 50% e ekzekutivit do të jenë gra

Kandidati Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Dr. Ekrem Hyseni, premtoi që 50% e ekzekutivit do të jenë gra.

Hyseni, ka thënë se, “Podujeva Për Të Gjithë” e ka në fokus gruan me qëllim të fuqizimit të rolit të saj në shoqëri.
“Ky program ofron mbështetje në përgatitjen e grave për tregun e punës, subvencionimin e bizneseve ekzistuese që udhëhiqen nga gratë si dhe parasheh grante për bizneset e reja”, ka potencuar Hyseni.

Ai, më tej, tha se në qeverisjen e tij do të angazhohet për përfshirjen e sa më shumë grave në pozita udhëheqëse, ndërsa premtoi se 50% e ekzekutivit do të jenë gra.

 

 

* Artikull elektoral

 

Shpërndaje në: