Drama politike në vend, Kurti thërret konferencë për media nga ora 16:00

Drama politike në vend, Kurti thërret konferencë për media nga ora 16:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë sot konferencë për media duke filluar nga ora 16:00.

Nga Zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se mediat janë të ftuara ta përcjellin këtë konferencë, e cila pritet të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Konferenca e Kurtit vjen pas zhvillimeve të fundit politike në vend, përfshirë dekretin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Shpërndaje në: