Dramë në Angli: futbollisti 17 vjeçar humb jetën në fushë pas infarktit

Dramë në Angli: futbollisti 17 vjeçar humb jetën në fushë pas infarktit

Futbollisti 17 vjeçar i West Brigford Colts, Dylan Rich, humbi jetën pasi pësoi një infarkt gjatë një ndeshje të FA Youth Cup. Djaloshi u dërgua në spital të enjten mbrëma pasi u shemb përtokë gjatë ndeshjes mes West Bridgford Colts dhe Boston United, që po zhvillohej në Nottinghamshire.

West Bridgford Colts në një komunikatë për shtyp bëri të ditur se vdekja e tij “i la të gjithë në klubin tonë të shkatërruar dhe zemërthyer. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për prindërit, familjen, miqtë dhe shokët e tij të skuadrës”, lexohet akoma në komunikatën e klubit -. “Klubi do t’i japë të gjithë mbështetjen e mundshme atyre lojtarëve dhe drejtuesve të klubit të prekur nga kjo ngjarje tragjike, por tani për tani nuk ka fjalë të tjera të mundshme dhe ne i kërkojmë të gjithëve të respektojnë privatësinë e familjes në këtë kohë tepër të vështirë”.

Shpërndaje në: