Drejtoresha e ShISh-it, Vlora Hyseni, takohet me kryeministrin izraelit Netanyahu

Drejtoresha e ShISh-it, Vlora Hyseni, takohet me kryeministrin izraelit Netanyahu

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (ShISh) të Shqipërisë, Vlora Hyseni, është takuar në Jerusalem me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Hyseni është pjesë e delegacionit të Shqipërisë, që po drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

Netanyahu dhe Rama mbajtën të hënën një konferencë të përbashkët për gazetarë, ndërsa kryeministri shqiptar mbajti fjalim edhe në Kuvendin e Izraelit, i cili njihet edhe me emrin Knesset.

Vizita e Ramës në Izrael nisi të dielën e 25 janarit dhe pritet të përfundojë të martën, më 27 janar.

Vlora Hyseni ishte shkarkuar nga pozita e zëvendësdrejtoreshës së AKI-së në qershorin e vitit 2021.

Në njoftimin e lëshuar nga presidenca dhe zyra e kryeministrit atëbotë, nuk ishte bërë e ditur arsyeja e shkarkimit të Vlora Hysenit.

Shpërndaje në: