Drejtori i Ligës së Kampionëve bën gafën, publikon foton e çifteve çerekfinaliste dhe më pas e fshin (FOTO)

Drejtori i Ligës së Kampionëve bën gafën, publikon foton e çifteve çerekfinaliste dhe më pas e fshin (FOTO)

Drejtori i Ligës së Kampionëve ka bërë një gafë të madhe, teksa ka postuar gabimisht një foto, e cila po komentohet jashtëzakonisht shumë nga publiku.

Ai ka zbuluar çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve dhe më pas ka fshirë foton në rrjetin social ‘Twitter’.

Ky gjest i tij ka marrë reagime të shumta, pasi tashmë dihet se UEFA është hetuar vazhdimisht për skandalet e saj, njëra ndër to edhe kurdisja e shortit, raporton Periskopi.

Liverpool – Ajax, Juventus – Porto, Manchester United – Tottenham dhe Barcelona – Manchester City janë çiftet çerekfinaliste që drejtori i LK-së i ka zbuluar gabimisht.

Kujtojmë se edhe pak orë më herët kishte qarkulluar një foto, e cila zbulonte çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve dhe tani dyshimet nuk kanë të ndalur.

Shorti për këtë fazë hidhet nesër me fillim nga ora 12:00. /Periskopi/

Shpërndaje në: