Drejtori i Liverpoolit: Nëse nuk je ekip që kushton 500 milionë funta nuk do të fitosh asgjë

Drejtori i Liverpoolit: Nëse nuk je ekip që kushton 500 milionë funta nuk do të fitosh asgjë

Drejtori i Liverpoolit Peter Moore ka deklaruar për rëndësinë e të ardhurave të ekipit dhe ngritja në majat më të larta duke shpenzuar në transferet e reja për t’i rivalizuar gjigandët evropianë, ku ekipi anglez është duke kërkuar një Mohamed Salah të ri.

Humbësi i finales së Ligës së Kampionëve, pronë e investuesve amerikanë Fenëay Sports Group (FSG), nuk kanë patur frikë të spërkasin paratë e gatshme deri më tani në 2018, me mesfushorët Naby Keita dhe Fabinho që mbërritën në Anfield për më shumë se 90 milionë funta.

Në janar, Liverpool siguroi shërbimet e lojtarit Holandez Virgil Van Dijk për 75 milionë funta, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Dhe Moore beson se Liverpool duhet të shpenzojë edhe më shumë për të pasur një lojtar si Salah për të konkuruar me ekipe si Man City, Real Madrid, Barcelona.

“Ne jemi tani në një botë që nëse ju nuk jeni një ekip 500 milionësh ju nuk mund të fitoni asgjë”, tha Moore gjatë një takimi në Festivalin Internacional të Biznesit.

“Ne jemi shumë krenarë me investuesit që shpenzuan për Virgil Van Dijk shumën prej 75 milionë funta. Këto para do të vijnë nga diku. Dhe për të qenë të gatshëm për të rritur këtë vlerë, duhet të investoni në ekip”./Periskopi/

Liverpool CEO Peter Moore believes you cannot win anything without spending £500m

He says the primary focus for the money they make is to buy players such as Mohamed Salah

Liverpool also spent £75m on Virgil van Dijk in January - a world-record fee for a defender

Naby Keita trained with the club for the first time this week after his £52m move from Germany

Brazilian Fabinho also arrived from AS Monaco last month for a fee of approximately £43.7m 

Shpërndaje në: