Drejtori në ministri – punëtorëve : Pazarxhi që shisni pula të cofta

Drejtori në ministri – punëtorëve : Pazarxhi që shisni pula të cofta

Gjashtë zyrtarë të Avokaturës Shtetërore brenda Ministrisë së Drejtësisë po e akuzojnë drejtorin e tyre, Heset Mazreku, për presion psikik, si dhe për fyerje, shkruan sot Koha Ditore.

Shefqet Hasimi, Nazmije Aliu, Naime Abazi, Ilire Aydogan, Fatmire Alshiqi, Nexhmije Karaqi këtë shqetësim e kanë adresuar së fundi në Komisionin për legjislacion në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar që të rekomandohet fillimi i procedurës disiplinore ndaj Mazrekut.

Kjo sjellje, sipas, tyre ka filluar që prej gushtit të vitit të kaluar, kur ai është emëruar në këtë post nga Kuvendi i Kosovës.

Këtë situatë Ministria e Drejtësisë ka thënë se janë duke e qartësuar. Ndërkaq vetë Mazreku i ka mohuar akuzat, duke thënë se janë të paqëndrueshme.

Shpërndaje në: