Drejtori sportiv i Hamburgut zbulon të ardhmen e Mërgim Mavrajt

Drejtori sportiv i Hamburgut zbulon të ardhmen e Mërgim Mavrajt

Pas një sezoni zhgënjyes për mbrojtësin e Kombëtares, Mërgim Mavraj dhe skuadrën e Hamburgut, e cila ra nga kategoria për herë të parë, tani situata ka ndryshuar.

Pas dënimit për tu stërvitur me ekipin e të rinjve dhe me skuadrën B, Mavraj ka bërë paqe me skuadrën gjermane.

Hamburgu ka marrë një drejtor të ri sportiv, Ralf Beker, i cili, bashkë me trajnerin Kristian Titz, e shikojnë mbrojtësin shqiptar si pjesë të ekipit të ri.

“Ne po punojmë me lojtarët që janë nën kontratë. Dua të them se do të ketë një mundësi për Uollas dhe Mergim Mavrajn, të cilët u dërguan në ekipin e dytë kohët e fundit. Të dy kanë kontratë me Hamburgun. Po e shohim situatën me shumë kujdes dhe këta lojtarë meritojnë një shans të dytë”, deklaroi drejtori sportiv Beker.
urn-newsml-dpa-com-20090101-180529-99-495489

Shpërndaje në: