Drejtori i Vetëvendosjes reagon rreth stadiumit të Mitrovicës ‘Adem Jashari’

Drejtori i Vetëvendosjes reagon rreth stadiumit të Mitrovicës ‘Adem Jashari’

Ai në një reagim në rrjetin e tij social Facebook, ka treguar për përkrahjen që i kanë bërë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si komunën por që kjo e fundit nuk janë duke ndërmarrur asgjë edhe pas raportit të inspektorëve nga UEFA.

Reagimi i plotë

Vizita e inspektorëve te UEFA-s shpërfaqi neglizhencën e qeverisë, përkatësisht MKRS-së në plotësimin e kërkesave/rekomandimeve nga po ai inspektor para 6 muajve, shkruan Periskopi.

E keqja është se edhe 3 ditë pas takimit te përbashkët Ministria nuk ka ndërrmar asnjë hap në përgatitjen e Stadiumit “Adem Jashari” për kategorin e dyte, përkatësisht për lojërat ekipore të UEFA-së ku do garojnë për here te pare dhe ekipet e Republikës se Kosoves.

Ne si Komunë u ofruam përkrahje te parezervë Ministrisë përkatëse dhe ju premtuam zyrtarëve te UEFA-së se do ushtrojmë presion në Ministri që ti kryen obligimet e veta, si u zotuan dhe gjate takimit.

Sa më parë duhet të shtohet presioni nga Federata e Futbollit të Kosovës, sportistet dhe sportdashësit.

Ekipet tona meritojnë te luajnë ne stadionet e bere për kultivim e shijim te futbollit!

#ministri_Kryje_Punen

https://www.facebook.com/fidan.ademi.16/posts/10154956005097435

 

Shpërndaje në: