Drejtuesit e FFK-së vizitojnë yllin e Përfaqësueses së Kosovës (Foto)

Drejtuesit e FFK-së vizitojnë yllin e Përfaqësueses së Kosovës (Foto)

Fadil Vokrri sëbashku me drejtuesit e FFK-së i bën një vizitë në shtëpi Herolind Shalës

Herolind Shala lëndoi dorën në miqësoren me Shqiprinë, ku ‘Dardanët’ triumfuan me rezultat 3:0, raporton Persikopi.

Ylli kosovar bëri bujë të madhe me postimet e tij pas ndeshjes, derisa në Shqipëri kritikohej shumë në Kosovë kishte lëvdata për paraqitjen e tij dhe të Përfaqësueses.

Ai sot u vizitua nga kreu i FFK-së Fadil Vokrri.

“Sot na nderuan përfaqësuesit nga Federata e Futbollit e Kosovës me një vizitë. Të pranishmit ishin Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së, Eroll Salihu, sekretari i FFK-së, Bakir Burri-anëtar i komitetit ekzekutiv të FFK-së dhe Dr. Murat Berisha, mjeku i përfaqësueses se Kosovës. Shumë faleminderit për vizitën,” ka shkruar Shala në Facebook. /Periskopi/

Shpërndaje në: