“Drenasi s’është më hambar votash i PDK-së” (Video)
Kështu të paktën vlerësojnë analistët politikë në vend sipas të cilëve një koalicion i partive të tjera me Nismën mund t’i sjellë Isa Xhemajlajt fitore në Drenas.
Ata shprehën se Drenasi i cili është njohur si bastion i Partisë Demokratike të Kosovës dhe një hambar votash jo vetëm në zgjedhjet lokale por edhe ato nacionale, me shkuarjen në balotazh tregon që nuk e ka fuqinë që ka pasur atje.
Sipas Sallovës, nuk pritej të ndodhte ky balotazh pasi dihet që në Drenas PDK ka fituar gjithmonë bindshëm.



