Drenicasi: Shqiponjë lind, nuk bëhesh!

Drenicasi: Shqiponjë lind, nuk bëhesh!

Udhëton me qindra kilometra dhe asnjëherë nuk përton për Pejën. Ai ka një dashuri që as vetë nuk mund ta shpjegojë për verdhezinjtë dhe kënaqen me rezultatet e saja.

Ai është tifozi nga Skenderaj i Drenicës, Fidan Kaçkini. Një tifoz i mirëfilltë me plotë kuptimin e fjalës dhe që me shokët e tij i japin një motiv shtesë basketbollistëve të Pejës.

“Prej vitit 2002 jam tifoz i Pejës. Mundohem në çdo lojë të jem i pranishëm, qoftë shi, qoftë borë, furtunë, vapë,  nuk më ndalë, nisem për Pejë e ku do që është nevoja”, tha Kaçkini për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Jetën e jap vetëm për Zotin, por Pejën e dua shumë, por edhe të gjithë i respektoj”, thotë Kaçkini, i cili po kënaqet me Pejën që tani garon në Ligën Ballkanike dhe synon finalen e madhe.

“Shqiponjë lind, nuk bëhesh!”, tha ai.

Ndryshe, tifozët Shqiponja janë krenaria e qytetit pejan.

Shpërndaje në: