Drenori: Drejtori i rrjetit elektrik garantoi se nuk do ndalet rryma. E turpshme!
Drenori, në Facebook shkruan se drejtori i rrjetit elektrik në Drenas kishte premtuar se nuk do të ndalet rryma në shkollat ku po votohet, por, sipas tij, diçka nuk po shkon.
Komenti i tij i plotë:
E turpshme ndalja e rrymës.
Sot gjatë dite e kishim kontaktuar Drejtorin e rrjetit elektrik në Drenas dhe morëm garanci që rryma nuk do të ndalët në shkollat ku po votohet.
Diçka nuk po shkon.
Një proces bukur i rregullt zgjedhor rrezikon të dëmtohet në këto minutat e fundit.
Kërkohet përgjegjësi nga zyrtarët kompetent për ndalje të rrymës.



