Drenori: E kam paralajmëruar Veselin se punët janë keq

Drenori: E kam paralajmëruar Veselin se punët janë keq

Ai ka thënë se bazuar në raporte të KQZ-së dhe organizatave, procesi ka kaluar mirë.

“Si kandidat i pavarur, kemi pasur telashe sepse KQZ morri vendim që të zvogëloi numrin e komisionerëve. Ka qenë proces i rregulllt me defekte të vogla. Telashet më të mëdha kanë qenë në mbrëmje, kur është ndalur rryma, pasi ka pasur më shumë mundësi për manipulim. Falendëroj qytetarët e Drenasit që më besuan”, ka thënë Drenori.

Ndonëse është i kënaqur, ai thotë se ka pritur edhe më shumë.

“Megjithatë nuk kemi pasur organizim si partitë e tjera, por vetëm disa vullnetarë që kërkuan ndryshimin. Programi im ka qenë më i argumentuar dhe i arritshëm për gjashtë muaj. Qytetarët ende nuk janë liruar nga miti i partive ende, por megjithatë për herë të parë kemi balotazh”, ka deklaruar Drenori në Interaktiv të KTV-së.

Sipas tij, në balotazh kanë shkuar për shkak të defekteve në qeverisje lokale, si dhe  nuk patë disponim nga qendra e PDK-së, që të vendoset se nga do të lëviz qeverisja lokale, por debati është injoruar.

Ai ka thënë se kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci është sjellur në mënyrë autoritare si dhe nuk ishte e përkrahur nga dega e Partisë në Drenas. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: