Dridhen sllovakët, e përsëritin njoftimin: Nuk do t’i lejojmë tifozët e Kosovës në sektorët vendas
Federata e Futbollit e Sllovakisë ka njoftuar edhe njëherë për vendimin e saj për ndeshjen me Kosovën në Bratisllavë.
Sipas vendimit, tifozët me pasaporta kosovare nuk do të lejohen në sektorët vendas, por vetëm në atë të mysafirëve.
Sipas tyre, ky vendim është marrë për arsye sigurie dhe për të shmangur sjellje të papërshtatshme, si pankarta apo thirrje ofenduese, megjithatë qëllimi kryesor është për t’i ndalur tifozët kosovarë që ta ‘pushtojnë’ stadiumin si në Slloveni.
Vendimi ka zhgënjyer disa tifozë kosovarë që kishin blerë bileta në sektorë të tjerë dhe tani, sipas këtij vendimi, nuk mund t’i përdorin.
Federata sllovake thekson se masa synon të sigurojë rendin dhe respektimin e rregullave në stadium, duke paralajmëruar se çdo simbol apo mesazh i papranueshëm do të ndalohet.



