Dridhet Barcelona, ylli i njohur mund të largohet

Dridhet Barcelona, ylli i njohur mund të largohet

Në derbin me Espanyolin, Rakitiç qëndroi gjatë gjithë 90 minutave në stol duke ia lënë vendin Andre Gomes, diçka që duket se nuk është pritur aspak mirë nga kroati.

Ai kërkon më shumë vazhdimësi në aktivizimin e tij dhe gjithcka varet nga trajneri Luis Enrique. Nëse asturiani nuk ia garanton këtë, atëherë, mesfushori kroat do të kërkojë largimin nga katalanasit.

Kjo situatë e re e Rakitiç nuk bën gjë tjetër veçse ringjall interesin e Juventusit, që mund të bëjë një tjetër tentativë për ta sjellë atë në Torino e për ta vënë nën urdhrat e trajnerti Massimiliano Allegri.

Por edhe këtu pengesat janë të mëdha për bardhezinjtë, pasi duhet të paguajnë klauzolën që vlen 100 milionë euro.

Shpërndaje në: