Dridhet Italia, Ronaldo ka marrë vendimin e papritur
Kombëtarja e Italisë ka nisur të frikësohet pasi Cristiano Ronaldo mësohet se i ka thënë “po” trajnerit të Portugalisë për dy ndeshjet e ardhshme të vlefshme për Nations League.
Ndeshja e parë do të zhvillohet ndaj Italisë në “San Siro” ndërsa ndeshja e dytë ndaj Polonisë në Portugali.
Cristiano mungoi në takimet e tjera për shkak të impenjimit me Juventusin dhe përshtatjes me futbollin Italian. Ende nuk është zyrtare, por me shumë mundësi Ronaldo do të kthehet me kombëtaren./Periskopi/



