Drita arrinë të përmbysë rezultatin kundër Feronikelit

Drita arrinë të përmbysë rezultatin kundër Feronikelit

Janë mbyllur tashmë katër ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll, të cilat u zhvilluan sot.

Derbi u zhvillua në Pejë ku Prishtina u përball me Llapin.

Bardhekaltrit e fituan ndeshjen me rezultat 3:2 falë dy golave të Januzit e një të Hoxhës.

Kurse, për llapjanët kanë shënuar Zhdrella e Daku.

Ndërkohë, lideri Drita fitoi me përmbysje në ndeshjen dramatike ndaj Feronikelit, 3:1.

“Nikli” ishte në avantazh në pjesën e parë me golin e Hotit, por gjilanasit u rikthyen furishëm në pjesën e dytë falë golave të Shabanit, Gërbeshit nga penalltia dhe Kryeziut.

Ndërkaq, dy ndeshjet tjera, Trepça ’89 – Flamurtari dhe Vëllaznimi – Besa përfunduan baras, 0:0.

Shpërndaje në: