Drita do të debutojë sonte në Conference League

Drita do të debutojë sonte në Conference League

Drita do ta nisë sonte një faqe të re në historinë e futbollit kosovar.

Atë që e kishte bërë dy herë Ballkani, do ta bëjë sonte kampionia në fuqi e Kosovës.

Gjilanasit do të marrin pjesë për herë të parë në garën më serioze të Conference League, më saktësisht në fazën e ligës, dikur fazë e grupeve.

Bardhekaltrit do ta bëjnë këtë për herë të parë në historinë e tyre pasi u treguan të suksesshëm në fazat paraprake.

Ekipi i trajnerit Zekirija Ramadani do ta nisë këtë eksperiencë të re në Finlandë, ku e pret ekipi vendës, KuPS.

Ndeshja do të luhet në Tampere, ndërsa do të nisë prej orës 18:45.

Skuadra e vetme kosovare që ka mbetur në garat evropiane synon të nxjerrë rezultat të favorshëm sonte për t’i marrë pikët e para në ligë.

Shpërndaje në: