Drita e fiton pjesën e parë kundër Lincolnit

Drita e fiton pjesën e parë kundër Lincolnit

 

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Lincoln – Drita në Victoria Stadium

KF Drita ka arritur që më plot meritë të udhëheq në pjesën e parë kundër kampionëve të Gjibraltarit, Lincoln Reds Imps.

Në ndeshjen që u zhvillua në Victoria Stadium gjilanasit ishin shumë më të mirë dhe arritën që të shënojnë që në minutën e parë të ndeshjes me anë të Liridon Lecit.

Pas goli Lincoln tentoi disa herë që të barazoi rezultatin por pa sukses, derisa Xhevdet Shabani humbi një mundësi të mirë për 0-2 në minutën e 23, e njëjtë edhe Leutrim Kryeziu në minutat e fundit të ndeshjes.

 

 

Shpërndaje në: