Drita i bën nder Prishtinës, barazon me Feronikelin

Drita i bën nder Prishtinës, barazon me Feronikelin

Drita dhe Feronikeli kanë ndarë pikët, në ndeshjen e javës së 16-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja në ‘Selami Osmani “Bezi” u zhvillua në kushte të rënda, pas reshjeve të dendura gjatë ditës së sotme.

Feronikeli në pjesën e parë shkoi në dhomat e zhveshjes në epërsi, falë golit të Lapidar Lladrovcit.

Por gjatë fraksionit të dytë, Bujar Shabani (68’) barazoi dhe vulosi rezultatin përfundimtar 1:1.

Drita pozicionohet në vendin e pestë me 23 pikë, teksa Nikli vazhdon ndjekjen e titullit, ku gjendet vetëm një pikë pas Prishtinës. /Periskopi/

Shpërndaje në: