Drita mëson emrat e kundërshtarëve të mundshëm në Ligën e Kampionëve
Përpara shortit të sotëm, Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ndau në disa grupe ekipet pjesëmarrëse në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
Drita do të luajë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe do të jetë e renditur në grupin e parë.
Kundërshtarët e mundshëm të klubit nga Gjilanit janë: Inter Club d’Escaldes [Andorrë], FC Differdange 03 [Luksemburg], Vikingur [Ishujt Faroe], Shelbourne FC [Irlandë] dhe KF Egnatia [Shqipëri].

Shorti për raundin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Konferencës është planifikuar të mbahet sot në Nyon të Zvicrës.
Shorti i Ligës së Kampionëve do të hidhet i pari (ora 14:00), pastaj ato të Ligës Evropiane (ora 15:00) dhe në orën 16:00 do të hidhet shorti për raundin e parë paraprak të Ligës së Konferencës.



