Drita mposht Ferizajin

Drita mposht Ferizajin

Drita po merr veten dhe tashmë ka nisur të shënojë edhe shumë gola në miqësore.

 Pas barazimeve dhe fitoreve të ngushta, sot ekipi i drejtuar nga Milazim Zuzaku ka shënuar fitore të thellë ndaj Ferizajit, 3-0.

Leotrim Kryeziu ka shënuar golin e parë për Dritën në minutën e 10-të të ndeshjes, ndërsa më pas Lauren Ismailaj dhe Arbnori kanë shënuar në pjesë të dytë për përfundimtaren 3-0.

Në ndeshjen tjetër, Vëllaznimi ka mposhtur me rezultat 2-1 kampionin e Kosovës, Trepça ’89.

Shpërndaje në: