Drita mposhtet nga AZ Alkmaar, mbetet në zonën që dërgon në fazën eliminuese

Drita mposhtet nga AZ Alkmaar, mbetet në zonën që dërgon në fazën eliminuese

Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e sotme në Conference League.

‘Intelektualët’ janë mposhtur nga AZ Alkmaar, me ndeshjen që përfundoi me shifrat 0 me 3.

Mijnans, Jensen dhe Sadiq shënuan golat e fitores për skuadrën mysafire, e cila mori tre pikë shumë të rëndësishme.

Pavarësisht humbjes, Drita vazhdon të jetë në pjesën e tabelës që dërgon në fazën eliminuese./Periskopi/

Shpërndaje në: