Drita përforcohet me yllin e rivalit të përbetuar për ndeshjet e Champions League

Drita përforcohet me yllin e rivalit të përbetuar për ndeshjet e Champions League

Sulmuesi shumë-kualitativ i Gjilanit, Betim Haxhimusa, pritet të luajë për skuadrën e Dritës në ndeshjet e arenës ndërkombëtare.

Pasi dështoi të arrijë marrëveshje me Kastriot Rexhën për renovim, Drita ka kthyer sytë kah sulmuesi i rivalit lokal, Gjilanit.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht përmes burimeve pranë klubit bardhekaltër se dy presidentët e dy klubeve kanë arritur marrëveshjen për huazimin e Haxhimusës.

 Ferizajasi do të huazohet te Drita, pasi që është ende nën kontratë.

Atij i skadon kontrata më 31 qershor te Gjilani, andaj pa pëlqimin e klubit nuk mund të largohet nga skuadra para asaj date.

Kujtojmë që Haxhimusa është ndër sulmuesit më të mirë në vend viteve të fundit.

Shpërndaje në: