Drita ”shokohet” para derbit

Drita ”shokohet” para derbit

Drita nuk ka marrë aspak lajme të mira para ndeshjes derbi nga Gjilanit.

Trajneri Shpetim Duro nuk mund të llogaris në shërbimet e Liridon Lecit, pasi ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Prishtinës, shkruan Periskopi.

FFK e ka konfirmuar lajmin, duke treguar që sipas Rregullores Disiplinore, Neni 41 Paragrafi 2 Pika A/3, ish-lojtari i Prishtinës dënohet me tre ndeshjes moslojë për shkak të ofendimeve nga gjyqtarit Dardan Çaka.

Përveç në derbi, Leci do mungojë ndaj Trepçës 89′ dhe Drenicës./Periskopi/

Shpërndaje në: