Drita zbarkon në Luksemburg, gati për ndeshjen e Ligës së Evropës

Drita zbarkon në Luksemburg, gati për ndeshjen e Ligës së Evropës

Skuadra e Dritës ka arritur në Luksemburg

Kampionët kosovar kanë arritur në Luksemburg – ku edhe do të luajnë ndaj ekipit Dudelange – në kuadër të rrethit të dytë të Europa Leagues.

Faqja zyrtare e Dritës e ka konfirmuar arritjen e tyre në shtetin e Luksemburgut.

Ky është postimi i tyre:

“FC DRITA KA ARRITUR NË LUKSEMBURG

Kampioni i Kosovës FC DRITA, ka arritur në qytetin Dudelange të Luksemburgut sot në orët e hershme të mëngjesit.

Klubi jonë FC DRITA do të takohet me kampionin e Luksemburgut FC”F91 Dudelange” në rrethin e dytë të kualifikimeve për Europa League. Ndeshja do të zhvillohet me datë 26.07.2018 nga ora 18:30 në stadiumin e qytetit në Dudelang, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Kosovë”, shkruhet në njoftim.

Vlen të ceket se Drita është eliminuar nga Liga e Kampionëve pas humbjes nga Malmo, por do të vazhdojë aventurën në Ligën e Evropës.

Shpërndaje në: