Driton Kuka flet pas triumfit, ka disa fjalë për shtetin që nuk e njeh Kosovën
Pas shkëlqimit të xhudistëve tona në turneun Grand Prix, në Tashkent të Uzbekistanit, ku Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi fituan medalje të arta, ndërsa Nora Gjakova të argjendtën, përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Driton Kuka pa bërë një postim shumë domethënës në profilin e tij në Facebook.
Ai ka shkruar se shteti i Uzbekistanit tashmë i ka kuptuar vlerat e shtetit që nuk e njeh, duke aluduar në triumfet e xhudistëve kosovare.
Ky është postimi i Driton Kukës:
Uzbekistan Grand Prix …
Tri finaliste – dy të arta për Kosovën një e argjendtë!
Distria e artë 48 kg 700 Pikë
Majlinda e artë 52 kg 700 Pikë
Nora e argjendtë 57 kg 490 Pikë
Kryeqyteti i një shteti që ende se njeh Kosovën goxha mirë u njoftua me vlerat tona sot! /Periskopi/



